Kanada / Adriana Fishta Bejko: “Diaspora, një qelizë e ndarë në dy pjesë”

Sekretarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Adriana Fishta Bejko në një intervistë televizive për televizionin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën shqipe, ka ndarë një pjesë të jetës së saj profesionale në Shqipëri dhe ka folur mbi aktivitetin e saj, si pjesëtare e komunitetit shqiptaro-kanadez.

Bejko filloi karrierën si mësuese në moshën 22-vjeçare, pranë një shkolle në Peshkoi. Më pas ajo u kthye në Tiranë dhe punoi në gjimnazin “Qemal Stafa”. Pas një kontributi të dhënë edhe si inspektore e arsimit për gjuhët e huaja, në vitin ’94 ajo u largua jashtë shtetit për të vazhduar studimet e saj, ku mori titullin doktor i shkencave në psikiatri me fokus në përvetësimin e gjuhëve të huaja në SHBA.

Për arritjet e saj në fushën e arsimit në vitin 2002, ajo u vlerësua me çmimin “Who’s Who” për kontinentin amerikan dhe çmimin e dytë për “Emigrant of Achievement”, Calgary, Kanada.

Në këtë intervistë, ndër të tjera ajo është shprehur se: “Diaspora, nga vetë kuptimi i fjalës dia që do të thotë dy dhe spora-qelizë, është një qelizë e ndarë në dy pjesë”.

Intervista e saj e plotë mund të dëgjohet këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *