Anila Hyka Smorgrav shprehet se: “Diaspora ari ynë i zi”

Anila Hyka Smorgrav, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe anëtare në Këshillin Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, është bërë pjesë e aktivitetit të “Shoqatës Albania”me studentë dhe të rinj shqiptar në Francë, ku janë lançuar dy projektet e shoqatës. Projekti i parë është iniciativë e dy intelektualëve shqiptar dhe është ideuar ngritja e një grupi pune prej 10 vullnetarësh me qëllim për të informuar studentët shqiptar atje, rreth proceseve administrative, gjuhësore dhe integruese në zonat, ku ata jetojnë.

Gjatë takimit janë diskutuar nevojat e studentëve shqiptar dhe përmirësimi i imazhit të komunitetit shqiptar në Francë.Ndërsa projekti i dytë në bashkëpunim me studentët dhe universitetin e Tours të Francës ka si qëllim mbledhjen e fondeve nga bizneset franceze për të mbështetur shkollat fillore, 9-vjeçare si dhe gjimnazet në Shqipëri, të cilat rrezikojnë mbylljen ose janë në nevojë për mbështetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *