Endri Hatillari


Hatillari është i lindur në Tiranë, dhe jeton prej mëse dymbëdhjetë vitesh në Britani të Madhe, ku edhe ka kryer studimet Universitare dhe ato pas Universitare për “Menaxhim Zhvillimi (Development Management)” duke u diplomuar me ‘Master Shkencor’. Eksperienca e tij profesionale konsiston në shumë pozicione menaxheriale duke punuar për një sërë korporatash ndërkombëtare, si në sektorin e ‘Telekomunikacionit’, atë të ‘Sistemit Bankar’, si dhe në organizata ndërkombëtare “Jo Qeveritare”, “Autoritete Lokale” në Londër, dhe “Sistemin Arsimor Universitar”. Aktualisht Z. Hatillari punon në Bashkinë e Brent, në veri-perëndim të Londrës, në Departamentin e Strehimit, çka i mundëson një kontakt të përditshëm me komunitetin Shqiptar në Britani. Ai u përzgjodh si kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2018 për Bashkinë “Harroë” në veri të Londrës dhe prej shumë vitesh luan një rol tepër aktiv në konsolidimin dhe promovimin e vlerave të komunitetit shqip-folës në Britaninë e Madhe.

Email: Endri.Hatillari@diaspora.gov.al