Gazmend Kapllani, vepra e tij së shpejti në arabisht

Romani “Ditar i shkurtër kufijsh” i autorit dhe anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani do të përkthehet edhe në arabisht.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë autori, i cili në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë të ditur emrin e përkthyesit dhe shtëpinë botuese që do ta sjellë veprën e tij në gjuhën arabe.

“Romani im i parë “Ditar i shkurtër kufijsh” vjen së shpejti në arabisht. E përkthyer nga frëngjishtja kësaj here në arabisht. I lumtur për këtë rrugëtim të ri për tej një kufiri. Falënderime të përzemërta për përkthyesin Ahmed El luizi dhe Shtëpinë Botuese Dar Athar”, ka shkruar Kapllani.

Kjo vepër e përkthyer së fundmi në frëngjisht është vlerësuar pozitivisht nga kritika ndërkombëtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *