Gjermani / Lazim Destani merr pjesë në Kongresin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro- Gjermane

Anëtar i Këshillit Koordinues i Diasporës dhe kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, z. Lazim Destani, ishte pjesëmarrës në Kongresin e II-të Ekonomik të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” që u zhvillua këtë fundjavë në Frankfurt të Gjermanisë.Gjatë fjalës së tij, Destani vlerësoi gjendjen ekonomike në trojet shqiptare, si një sfidë të radhës, të cilës i nevojitet mbështetja dhe potenciali i bizneseve të Diasporës, në krijimin e një klime pozitive. Kjo klimë mendohet të sjellë zhvillimin ekonomik në vendin e origjinës. Në këtë kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës, përfaqësues të tjerë nga fusha e ekonomisë, politikës, bizneseve si dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare nga Gjermania dhe trevat shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *