Kanada / Adriana Fishta Bejko thirrje për ruajtjen e gjuhës shqipe në Diasporë

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Adriana Fishta-Bejko i ka bërë thirrje të gjitha shoqatave shqiptare në Kanada dhe më gjerë, që ceremonitë festive të organizuara për këtë 107- vjetor të ditës së Pavarësisë të jenë edhe fushata sensibilizmi për gjuhën shqipe.

“Në emër të bijve dhe bijave tona që po rriten në dhe të huaj, ju bëj thirrje të përgjëruar të gjitha shoqatave shqiptare në Kanada dhe më gjerë, që këtë nëntor të 107-vjetorit të Pavarësisë dhe 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, le t’a kthejmë çdo tubim për festën e flamurit në një thirrje për të mbrojtur kombin dhe gjuhën tonë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Bejko është veprimtaret e komunitetit shqiptar në Calgary, e cila shpesh ngre si shqetësim rënien e interesimit ndaj gjuhës shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *