Sokrat Sinaj


Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Sinaj i lindur në nëntor 1956 studioi shkencat bujqësore në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz, Tiranë. Në vitin 1993, mbrojti me rezultate maksimale doktoraturën (PhD) për shkencat bujqësore në Institutin Kombëtar Politeknik të Lorenës, Nancy, Francë. Mbas doktoraturës, për dy vjet, ka kryer studime postdoktorale në Qendrën Kombëtare Franceze të Kërkimit Shkencor (CNRS) po në Nancy, Francë ku mban dhe titullin Prof. Dr. i shkencave bujqësore. Nga viti 1995, për 12 vjet, punoi si Profesor i asociuar në Departamentin e Agronomisë të Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut (ETHZ) në Zvicër dhe nga viti 2007 është përgjegjës për kërkimet shkencore në fushën e të ushqyerit të bimëve bujqësore, Agroscope (Instituti Kombëtar Zviceran i Shkencave Bujqësore)në Zvicër. Nga viti 2003, për katër vjet, ka drejtuar Komitetin Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2005 ka fituar titullin Profesor i Universiteteve franceze nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Francë dhe titullin Profesor sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Z. Sinaj ka koordinuar projekte të shumta shkencore me impakt ndërkombëtar dhe ka publikuar më shumë se 200 artikuj në revistat shkencore më prestigjioze të fushës. Ai është anëtar i komiteteve shkencore për disa revista ndërkombëtare dhe mbështet aktivisht interesat e komunitetit shqiptar jashtë vendit.

Email: Sokrat.Sinaj@diaspora.gov.al