KKD shpreh ngushëllimet për ish Presedentin Bujar Nishani

Me trishtim dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Këshilli Koordinues i Diasporës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

President Nishani mbajti disa nga detyrat më të rëndësishme të shtetit, që nga Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë dhe deri President i Republikës. Ai do të kujtohet gjithmonë si personalitet dhe udhëheqës me vlera të rralla në kontributin e tij në politikë dhe në çështjet kombëtare.

Përkulemi me respekt në nderim të jetës dhe veprës së tij.
U prehsh në paqe President Nishani!