Këshilli Koordinues në Diasporë ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci ku humbë jetën 10 shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë.
“Një mall për të parë familjen pas një pandemie të lodhshme, një dëshirë për të kaluar pushimet në atdhe, por që nuk u plotësua dot kurrë për 10 jetët që humbën në aksidentin e djeshëm në Kroaci.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës janë të tronditur për këtë tragjedi që u ndodhi bashkëkombësve tanë dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të viktimave.
Jemi duke e ndjekur situatën me vëmendje dhe 45 të lënduarve nga aksidenti ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim sa më parë pranë të dashurve të tyre”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.