Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan ditën e sotme takim me z. Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e diasporës, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendin amë.
Një çështje e rëndësishme në këtë takim ishte realizimi i votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. U theksua rëndësia e mbështetjes së aktorëve vendimmarrës brenda vendit për përmbushjen e këtij qëllimi, që diaspora të mund të votojë në zgjedhjet e radhës. Z. Gjiknuri shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e Partisë Socialiste për të mundësuar votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.