Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Sokrat Sinaj dhe z. Lazim Destani morën pjesë në akademinë përkujtimore të gjashtëmujorit të ndarjes nga jeta të bashkëthemeluesit dhe Kryetarit të Nderit të Lidhjes Shqiptare në Botë, Mikel Kuzhninit.
Kjo veprimtari u zhvillua në qytetin Langenthal të Zvicrës me pjesëmarrjen e personaliteteve dhe Diasporës shqiptare në Zvicër.
