Anëtarët e KKD-së takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë

Anëtarët e KKD-së takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë

Anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës sëbashku me z. Lavdrim Krashi, Kryetar i NënKomisionit për Diasporën dhe Migracionin, dhe znj. Sonila Hysi, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Bajram Begaj.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi forcimin e lidhjeve të shqiptarëve kudo që ndodhen, dhe fuqizimin e rolit dhe kontributit të diasporës në vendlindje. Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, duke e uruar për marrjen e detyrës, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidentin Begaj në interes të afrimit të mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale me diasporën shqiptare.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendlindja dhe forcimin e marrëdhënieve me vendin e origjinës, duke siguruar mbështetjen e tij në nxitjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi.