Angli / Brikena Muharremi takim online me studentët shqiptarë

Avokatja shqiptare dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, Brikena Muharremi, zhvilloi një takim online me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës për të diskutuar mbi “Legjislacioni për menaxhimin e pandemisë COVID – 19 në Britaninë e Madhe” .

Në një publikim në rrjetet sociale, ajo shkruan: “Ishte kënaqësi të ligjëroj sot online për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës rreth Legjislacionit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 në Britaninë e Madhe. Ishte një grup i mrekullueshëm i studentëve të cilët në fund të ligjëratës më shtruan pyetje të shkëlqyeshme rreth temës. Me këto mendje të ndritura e ardhmja e sistemit të drejtësisë në Kosovë është në duar të sigurta”.

Muharremi, ka kryer studimet Bachelor në drejtësi në Universitetin Westminster në Londër. Aktualisht është e licensuar në Londër si avokate me të drejta përfaqësimi në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells. Ajo, gjithashtu, është themeluese dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik në Mbretërinë e Bashkuar (BALA) që nga viti 2016.