Angli / Brikena Muharremi, takim virtual me studentët në Kosovë

Avokatja shqiptare në Angli dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, Brikena Muharremi, zhvilloi një takim virtual me studentët e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Kosovë.

Nëpërmjet një publikimi në rrjetin social “Twitter” ajo bën të ditur se ky takim kishte si qëllim diskutimin në lidhje me detyrat dhe rolin e juristëve në advokimin për ndryshim dhe zhvillim shoqëror.

Muharremi, krahas karrierës së saj si avokate, është themeluese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanikë, që synon promovimin e bashkëpunimit mes avokatëve në Angli, Kosovë dhe Shqipëri. Ajo gjithashtu kontribon në komunitetin e diasporës në cilësinë e anëtares së Këshillit Koordinues të Diasporës. Falë meritave të saj profesionale ajo është nominuar për çmimin “Women in Law 2020”, një çmim i Odës së Avokatëve të Anglisë për gratë e suksesshme në fushën e drejtësisë.