Anila Hyka Smorgrav


Aktualisht mban postin “Solution Business Partner”  në nivel korporate me një përvojë ndërkombëtare mbi 25  vitesh në fusha të ndryshme ekonomike dhe sociale. Me dy diploma Master në administrim biznesi (ESCP Europe) dhe Shkencat kompjuterike (Universiteti i Oslo) ajo sjell eksperiencë të pasur në sektorin e teknologjisë ICT, menaxhim  projektesh komplekse  në transformim dixhital në sektorin privat dhe publik në Shqipëri, Norvegji, Sh.B.A., Francë dhe Zvicër.

 

Anila është tepër aktive në agjendën e promovimit social-kulturor – politik – ekonomik të Shqipërisë. Aktive në komunitetin shqiptar me role drejtuese në borde ekzekutive, Organizatës “Germin” , “Albania”, etj.  Për  kontributin e saj në komunitetin shqiptar në diasporë dhe në Shqipëri është vlerësuar nga Shteti shqiptar me titullin “Ambasadore e Kombit” në 2019 si dhe titullit “Gratë që ndërtojnë Shqipërinë”, në 2020 dhënë nga Organizata Ekselenca Shqiptare.

Email: Anila.Smorgrav@diaspora.gov.al