Anëtarët e Këshillit Koordinues në Britani, z. Endri Hatillari dhe znj. Brikena Muharremi zhvilluan një bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër. Qëllimi i takimi ishte bashkëbisedimi për problematikat brenda komunitetit dhe mundësia e bashkëpunimit me njëri-tjetrin. I pranishëm në këtë takim me komunitetin shqiptar në Britani ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj.
Britani / Anëtarët e KKD në Britani bashkëbisedim me komunitetin