Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, znj. Brikena Muharremi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar për ndarjen e çmimeve “Ambasador i Kombit”.
Ky çmim i akorduar gjatë Samitit të Dytë të Diasporës iu dorëzua: z. Gëzim Alpion, znj. Lea Ypi, z. Dritan Dema, z. Olsi Qinami dhe znj. Ermelinda Beqiraj. Gjatë kësaj ceremonie u diskutua edhe për çështje që prekin Diasporën shqiptare dhe mundësitë për të ndihmuar komunitetin shqiptar.