Britani / Brikena Muharremi nominohet për çmimin “Women in Law 2020″

Avokatja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës, është nominuar për çmimin “Women in Law 2020”, një çmim i Odës së Avokatëve të Anglisë për gratë e suksesshme në fushën e drejtësisë.

Përmes një deklarate në profilin e saj në “Facebook” ajo ka njoftuar lidhur me nominim e saj në mesin e avokate të tjera të suksesshme në Angli

“Është nder dhe privilegj që jam nominuar për çmimin Women in Law 2020 (Gratë në Drejtësi) dhe që jam në mesin e të nominuarave tjera, avokate të suksesshme në Angli. Çmimi përkrahet nga Oda e Avokatëve të Anglisë dhe u jipet grave të cilat frymëzojnë të tjerët me të arriturat e tyre në fusha të ndryshme të drejtësisë. Çmimet do të ndahen më 2 qershor në Londër.”, – ka shkruar ajo.

Avokatja e njohur Muharremi, është themeluese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik në Mbretërinë e Bashkuar (BALA) dhe ushtron të drejta përfaqësimi në të gjitha gjykatat në Angli dhe Uells.

Ceremonia për ndarjen e këtyre çmimeve do të zhvillohet më 2 qershor në Londër.