Britani / Brikena Muharremi pjesë e aktivitetit në Parlamentin Britanik

Avokatja shqiptare në Britaninë e Madhe, Brikena Muharremi mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar në Parlamentin Britanik në Londër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Muharremi, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në fjalën e saj tregoi për përvojën si avokate, si drejtuese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik dhe për rolin e saj si përfaqësuese për Britaninë e Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës.

“Arritja e barazisë gjinore në shoqëri dhe mbrojtja e të drejtave të viktimave të krimit është obligim i yni si qytetarë dhe si profesionistë”, është shprehur ajo.

Takimi kishte në qendër të diskutimeve temën e barazisë gjinore dhe dhunën ndaj gruas duke përkujtuar edhe gratë, viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Organizator të këtij takimi ishin shoqata Kosovar Albanian Youth Against Violence (KAYAV), e mbështetur nga deputeti britanik Martin Vickers, si dhe drejtuesit e Grupit Parlamentar për Kosovën.

Leave a Reply