Britani / Brikena Muharremi pjesë e disa aktiviteteve kulturore të organizuara me Diasporën shqiptare

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Brikena Muharremi, ka qenë pjesë e disa aktiviteteve kulturore të organizuara me Diasporën shqiptare në Britaninë e Madhe.

Një ndër aktivitetet ku ajo ishte pjesëmarrëse është mbrëmja festive e organizuar dje nga Forumi i Shoqatave Shqiptare në Britani, për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e saj, ajo tha: “Ne festojmë një rrugëtim që Kosova bën si shtet si rezultat i shumë sakrificave jo vetëm të popullit tonë por edhe të popujve tjerë që kontribuan për lirinë tonë. Shtova se jemi krenarë që tani festojmë të lirë duke dëshmuar veten si komb i cili ka aq shumë për t’i dhënë botës. Gjithashtu falenderova të gjitha shoqatat në Britani dhe kudo në botë për punën që bëjnë për të promovuar kulturën tonë dhe për të ruajtur identitetin tonë”, bëhet e ditur në një deklaratë të saj në rrjetin social “Facebook”. Më 12 shkurt, ajo ishte e pranishme dhe në koncertin me muzikë klasike të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Londër.