Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Endri Hatillari ishte i pranishëm në disa aktivitete të zhvilluara në komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga shoqatat dhe shkollat shqiptare për shënim e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
![]()
Gjithashtu, z. Hatillari është vlerësuar me titullin Ambasador i Paqes nga “Federata e Paqes Botërore”. Me rëndësi ishte dhe pjesëmarrja e tij në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Avokatëve Shqiptarë dhe nga Shoqata e Profesionistëve Shqiptarë (UK Albanian Professionals) ku bisedoi dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe promovimin e vlerave të tyre.
