Reagimi i KKD: Nuk do ndalemi deri në sigurimin e votës së Diasporës

Reagimi i KKD: Nuk do ndalemi deri në sigurimin e votës së Diasporës

Këshilli Koordinues i Diasporës në ditën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ka dalë me një prononcim ku zotohet për angazhimin maksimal edhe në vijim për mundësimin e votës së Diasporës edhe pas 25 prillit.

Gjithashtu KKD u bën thirrje shtetasve shqiptar në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjenden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit.

Prononcimi i plotë

“Si institucion që ka pёr detyrё tё pёrfaqёsoj interesat e Diasporёs, qё në fillim të ngritjes së tij kemi qenё tё angazhuar për realizimin e votimit të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Deri nё Mars 2021 kemi qenë pjesë e konsultimeve me Komisionin Qёndror tё Zgjedhjeve (“KQZ”) si grup interesi, sё bashku me grupe tjera interesi, ku përmes konsultimeve dhe shkëmbimeve tё ideve kemi kontribuar në pёrgatitjen e akteve nёnligjore për mundësimin e votimit nga jashtë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Pavarёsisht kёtij angazhimi mё datё 29 Mars 2021 KQZ na informoi se votimi pёr shtetasit shqiptarё qё jetojnё jashtё Shqipёrisё për zgjedhjet e 25 Prillit nuk do tё jetё i mundur nga vendet ku ata jetojnё meqё aktet e nevojshme nёnligjore nuk janё miratuar.

Si institucion shprehim shqetёsimin tonё qё votimi nga jashtё pёr zgjedhjet e 25 Prillit nuk u mundёsua. Pёrjashtimi nga procesi i votimit i njё grupi tё madh votuesish nga diaspora ёshtё njё shkelje serioze e kushtetutës, e kodit zgjedhor dhe të drejtave tё njeriut dhe vë në dyshim legjitimitetin e procesit të votimit.

Mosrealizimi i këtij procesi nënkupton që e vetmja mënyrë e shtetasve që banojnë jashtë territorit të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës është përmes udhëtimit drejt Shqipërisë. Një akt i tillë është sa patriotik aq dhe me pasoja të shëndetit publik në kushtet e pandemisë, ku votuesit rrezikojnë të infektojnë veten, të afërmit e tyre dhe të tjerët.

Mungesa e vullnetit politik dhe mospajtimet mes liderёve tё politikёs Shqiptare rreth mundёsimit tё votimit nga jashtё e kanё dёmtuar rёndё besimin e ndёrsjellё mes Diasporёs Shqiptare dhe të institucioneve shtetërore e politike përfshirë edhe të gjitha partitë politike pa pёrjashtim.

KQZ na ka informuar se do tё vazhdoj angazhimin qё votimi nga jashtё tё mundёsohet pas zgjedhjeve tё 25 Prillit. Mirёpresim kёtё angazhim tё KQZ-sё dhe kёrkojmë që kuadri i nevojshёm ligjor të miratohet sa më shpejt dhe që KQZ të adoptoj metodat më të avancuara dhe më efikase të votimit nga jashtë.

Si institucion do të vazhdojmё tё jemi të angazhuar maksimalisht si grup interesi nё konsultimet me KQZ nё si dhe do tё ndjekim të gjitha rrugët ligjore deri sa votimi i diasporës nga jashtë të bёhet realitet.

U bёjmё thirrje tё gjithё shtetasve shqiptarё në territorin e Shqipërisë si dhe atyre që gjinden jashtë vendit të cilët e kanë mundësinë të udhëtojnë për në Shqipëri qё tё marrin pjesё nё votim nё zgjedhjet e 25 Prillit”.

Kontakti: info@keshillikoordinuesidiaspores.com

www.keshillikoordinuesidiaspores.com

Arsimi dhe Diaspora/ Anëtarët e KKD bisedë me ministren e Arsimit, Evis Kushi

Arsimi dhe Diaspora/ Anëtarët e KKD bisedë me ministren e Arsimit, Evis Kushi

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës kanë zhvilluar një bashkëbisedim online me ministren shqiptare të Arsimit, Evis Kushi.

Ministrja e ka cilësuar të frytshëm këtë takim me dy prej anëtarëve të këtij këshilli, Prof. Dr.Sokrat Sinaj, shkencëtar i cili prej vitesh jeton në Zvicër, dhe Dr. Adriana Fishta-Bejko, mësuese me përvojë dhe pedagoge në Kanada.

“Gjatë takimit diskutuam rreth nevojave të ndryshme të Diasporës në funksion të mbështetjes së mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë, veçanërisht tekstet e gjuhës shqipe, abetaren dhe mësuesit shqiptarë, të cilët me shumë përkushtim e pasion po kontribuojnë pa u ndalur në mësimin e gjuhës shqipe dhe përhapjen e kulturës sonë tek brezat e rinj që jetojnë në Diasporë”- nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në rrjete sociale.

Ata ndër të tjera, kanë ndarë edhe pikëpamjet rreth hapave konkrete që duhet të ndërmerren me qëllim integrimin e mëtejshëm të Diasporës shkencore dhe intelektuale në çështje që lidhen me fusha të ndryshme si arsimi, shkenca, kultura etj.

Pyetësor për Kuvendin Mbarëkombëtar Shqiptar 2021

Pyetësor për Kuvendin Mbarëkombëtar Shqiptar 2021

Tё nderuar bashkёatdhetarё,
Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD) merr pёrgjegjёsinё pёr organizimin e takimit (samitit) pёr vitin 2021. Pёr kёtё arsye, ne kemi diskutuar gjatё nё takimet tona dhe kemi vendosur qё:

1. Fjala “samit” ёshtё e papёrshtatshme pёr takime mes vёllezёrve dhe motrave, pasi ky term pёrshkruan “mbledhje nё mes zyrtarёve tё lartё dhe krerёve tё shteteve”. Ne kemi vendosur t’a quajmё KUVENDI MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR 2021. Ky emёrtim i ri sjell:i. Konceptin qё si diaspora, ashtu edhe shqiptarёt qё jetojnё nё tё gjitha trevat shqiptare janё tё mirёpritur tё jenё pjesё e kёtij aktiviteti;
ii. Idenё e “sofrës” ku ҫdo vёlla dhe motёr tё ndjehet i barabartё dhe nuk do tё ketё “kryetar”, por do tё ketё “shёrbyes” pёr ҫёshtjen kombёtare;
iii. Ky kuvend pёr vitin 2021 do tё zhvillohet nё Prishtinё.

2. Kuvendi do tё ketё pёr qёllim:
i. Tё bёjё njё prezantim tё arritjeve tё diasporёs në tё gjitha fushat: ekonomisё, shkencёs, arsimit, gjuhёs, biznesit, kulturёs dhe sportit, tё evidentojё problemet e vёrejtura tё bashkёpunimit me shtetin amё, atё tё Kosovёs, Maqedonisё sё Veriut dhe Malit tё Zi si dhe tё bёjё propozime konkrete pёr tё ardhmen. Kjo do tё realizohet nё formёn e njё konference shkencore dhe kёmbimi pёrvojash tё ndarё nё seksione sipas tematikave, qё do tё saktёsohen nё programin zyrtar tё Kuvendit Mbarёkombёtar Shqiptar 2021.
ii. Veprimtari artistike-kulturore nga tё gjitha trevat shqiptare dhe shkollat shqipe.

3. Nё vendimmarrjen pёr kohёn, temёn, dhe organizimin e kёtij Kuvendi do tё merret mendimi i tё gjitha Shoqatave dhe Grupeve Shqiptare nё diasporё. Pёr kёtё, ju jemi mirёnjohёs tё plotёsoni pyetёsorin e mёposhtёm deri nё datёn 15 tetor 2020, duke pёrfshirё edhe ide tё reja pёr organizimin e Kuvendit, nёse do tё keni.

Pёr kёtё ju falёnderojmё paraprakisht.

Me respekt,
Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD)

Për të plotësuar pyetësorin klikoni këtu:

 

 

Diaspora dhuron 5 mijë teste COVID-19 Ministrisë së Shëndetësisë

Diaspora dhuron 5 mijë teste COVID-19 Ministrisë së Shëndetësisë

Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u dorëzuan sot 5 mijë teste COVID-19, të dhuruara për Shqipërinë nga tre biznesmenë të Diasporës shqiptare.Me moton “Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19”, donacioni i sjellë në Tiranë në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare u dhurua nga Lazim Destani President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe themelues i kompanisë “Ecolog International”, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AWR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, zv.Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, si dhe Skënder Xhakaliu nga Ecolog, Gjermani, i cili përfaqësonte dy donatorët Destani dhe Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga “Eurokoha”.Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t’i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.

Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte sot në Tiranë Lazim Destani dhe Nazmi Viqa, falenderoi dy ministrat pjesëmarrës në këtë ceremoni.

“Eshtë kënaqësi që jam këtu sot, në emër të Z. Lazim Destani, President i kompanisë Ecolog International dhe të Z. Nazmi Viqa, president i “Abbruch AWR”, së bashkë dhe me Z. Remzi Ejupi të kompanisë “Eurkoha”, të cilët dhuruan 5 mijë teste për diagnostikimin e popullatës për Coronavirus. Ky aksion ka filluar me Kosovën me 12 mijë teste, Luginën e Preshevës me 1 mijë, në Maqedoninë e Veriut me 2 mijë teste dhe sot jemi në Shqipëri, me 5 mijë teste nga Gjermania, si dhuratë për Ministrinë e Shëndetësisë, që së paku, Diaspora të kontribuojë e ta zbusë sadopak nevojën për diagnostikimin e popullsisë për këtë virus. Diaspora do të jetë gjithmonë e gatshme për të qenë pranë institucioneve të shteteve tona për të ndihmuar aty ku do të jetë nevoja, siç ka bërë më parë. Prandaj, e falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë për bashkëpunimin që kemi pasur, pasi kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm, Ministrin Majko që i jep përkrahje Diasporës në çdo aktivitet që ajo ka. Gjithashtu, një falenderim dhe për Dhomën e Biznesit të Diasporës këtu në Tiranë, e cila ka qenë përkrahëse në këtë donacion. Ndaj dhe uroj që ta kalojmë sa më shpejt dhe gazën e pandemisë”, tha Z.Xhakaliu.

Ndërsa Remzi Ejupi tha se, është momenti që të jemi të gjithë së bashku të organizuar e të gjithë të ruajmë jetën e njëri-tjetrit, si dhe të kemi sa më pak viktima. “Uroj që këto teste të përdoren sa më pak, pra të mos jetë nevoja. Mbetet vetëm të falenderoj dhe Z.Lazim Destani e Z.Nazmi Viqa për këtë aksion, që të paktën të mundohemi të gjendemi sadopak në këtë drejtim.

Operacioni për të ndihmuar vendet e tyre me ndihma për të përballuar situatën e pandemisë, ka nisur që në fillim të muajit qershor. Biznesmenët Lazim Destani, Nazmi Viqa dhe Remzi Ejupi, dhuruan 12 mijë teste COVID-19 për Kosovën, 1 mijë për Luginën e Preshës dhe dje 2 mijë copë për Maqedoninë e Veriut. Ndërsa nisma e tyre humanitare përfundoi sot në Shqipëri me 5 mijë të tilla, që iu dhuruan Ministrisë së Shëndetësisë.

Lexo më shumë:

 

SHBA / Mark Gjonaj dhuron maska falas në New York

SHBA / Mark Gjonaj dhuron maska falas në New York

Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, së bashku me disa organizata humanitare dhe vullnetarë vijojnë me shpërndarjen e maskave për qytetarët në New York.

Postimi i plotë:

Faleminderit për të gjithë ushqimoret në zonën tonë dhe në qytet që bëni një punë të shkëlqyeshme. Sot u ndalova pranë një ushqimoreje pranë Kishës Baptiste dhe dhurova shumë maska.

Më herët ai kishte bërë me dije se i kishte dhuruar një qendre komunitare dezifektant duarsh, kundër përhapjes së Covid-19.

Sot vizitova Qendrën e “Vjetër të Rrugës RAIN Boston Road” dhe dhurova dezifektant duarsh. CDC rekomandon përdorimin e dezifektantit të duarve për të parandaluar përhapjen e COVID-19”