15 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës në New-York

Si Këshill Koordinues i Diasporës (“KKD”) zhvilluam takimin tonë vjetor në datën 18 dhjetor 2022 në Tiranë me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T. Z. Edi Rama, Ministrave dhe krerëve të institucioneve shqiptare.
Gjatë qëndrimit tonë në Tiranë gjithashtu zhvilluam takime me Presidentin e Shqipërisë, SH.T. Z. Bajram Begaj, si dhe me përfaqësues të mazhorancës dhe partive opozitare. Gjatë këtyre takimeve diskutuam ndër tjera rreth punës që kemi bërë si KKD si dhe rreth prioriteteve tona si institucion.
Një nga prioritetet tona kryesore është mundësimi i votimit nga jashtë Shqipërisë për shtetasit shqiptarë, e drejtë kjo që garantohet me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor. Ne theksuam se si KKD jemi pjesë e grupit të punës të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (“KQZ”) për votimin nga jashtë dhe se jemi duke e përcjellur nga afër procesin e mundësimit të kësaj të drejte themelore nga KQZ. Në të gjitha takimet kërkuam që palët ta përkrahin punën e KQZ-së në këtë proces duke ofruar bashkëpunimin e tyre kur ky bashkëpunim iu kërkohet atyre nga KQZ. Të gjitha palët shprehën mbështetjen e tyre për mundësimin e votës së diasporës dhe u zotuan se do të ndërmarrin hapat e duhur në këtë drejtim.
Si KKD mirëpresim këtë bashkëpunim të palëve në çështjen e votës së diasporës si dhe përkrahjen e tyre ndaj interesave të diasporës shqiptare dhe mundësimin e të drejtave të saj.
KKD do të vazhdoj të jetë zëri i diasporës shqiptare dhe do të punoj që të drejtat e diasporës shqiptare të respektohen.
Këshilli Koordinues i Diasporës
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës në Shqipëri, më 18 dhjetor, u zhvillua mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, me qëllim diskutimin për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës zhvilluan ditën e sotme takim me z. Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e diasporës, zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve me vendin amë.
Një çështje e rëndësishme në këtë takim ishte realizimi i votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. U theksua rëndësia e mbështetjes së aktorëve vendimmarrës brenda vendit për përmbushjen e këtij qëllimi, që diaspora të mund të votojë në zgjedhjet e radhës. Z. Gjiknuri shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e Partisë Socialiste për të mundësuar votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës sëbashku me z. Lavdrim Krashi, Kryetar i NënKomisionit për Diasporën dhe Migracionin, dhe znj. Sonila Hysi, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Diasporës kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Z. Bajram Begaj.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi forcimin e lidhjeve të shqiptarëve kudo që ndodhen, dhe fuqizimin e rolit dhe kontributit të diasporës në vendlindje. Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, duke e uruar për marrjen e detyrës, shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidentin Begaj në interes të afrimit të mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale me diasporën shqiptare.
Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendlindja dhe forcimin e marrëdhënieve me vendin e origjinës, duke siguruar mbështetjen e tij në nxitjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi.
Me trishtim dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Këshilli Koordinues i Diasporës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
President Nishani mbajti disa nga detyrat më të rëndësishme të shtetit, që nga Ministër i Brendshëm, Ministër i Drejtësisë dhe deri President i Republikës. Ai do të kujtohet gjithmonë si personalitet dhe udhëheqës me vlera të rralla në kontributin e tij në politikë dhe në çështjet kombëtare.
Përkulemi me respekt në nderim të jetës dhe veprës së tij.
U prehsh në paqe President Nishani!
Friends,
Thank you for making the Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Co-Naming and Fair a success!
To view your picture/all pictures at the Skenderbeu Street Co-Naming and Fair, please visit: skenderbeu.albapro.com
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) zhvilluan një takim online me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, znj. Liza Gashi, ku prezantuan punën e KKD-së.
Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës Z. Mark Gjonaj duke e falënderuar ministren e Jashtme të Kosovës, dhe të pranishmit e tjerë prezantoi një përmbledhje të punës së deritanishme të KKD-së, duke theksuar së prej krijimit të Këshillit, anëtarët e tij kanë bashkëpunuar dhe janë angazhuar vazhdimisht për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve të larguar nga vendlindja dhe forcimin e marrëdhënieve të tyre me vendlindjen.
Ndërsa ministrja Gërvalla shfaqi interes mënyrën e funksionimit të KKD-së, ndihmën që ai mund të japë për Diasporën dhe mundësinë e bashkëpunimit të Këshillit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovë. Ministrja Gërvalla theksoi se mërgata është e përbashkët, ajo çka duhet të ndryshohet është qasja ndaj saj.
Ndërsa zv. ministrja Gashi theksoi se para së gjithash duhet si fillim një skanim i situatës në Diasporë (mësueseve në Diasporë, shoqatave në Diasporë dhe bizneseve në Diasporë), duke nënvizuar prej saj edhe faktin e organizimit të takimeve sipas shteteve në Diasporë. Ajo u ndal tek Qendrat Kulturore në Diasporë, mësimin plotësues në Diasporë, si dhe bëri me dije se është në proces draftimi i ligjit të Diasporës dhe Strategjia e re për Diasporën.
I pranishëm në këtë takim sipërmarrësi Lazim Destani theksoi faktin se zhvillimi i ekonomisë është motor për Diasporën. Dhe është përkatësisht Dhoma e Biznesit të Diasporës një urë lidhëse tashmë e ngritur për Diasporën.
Ndërsa Anila Smorgrav, foli për rolin që ka KKD-ja dhe përbërjen e Këshillit, duke u ndalur tek aktivitetet dhe përpjekjet për të drejtën e votës së Diasporës.
Adriana Bejko në fjalën e saj theksoi rëndësinë që ka ruajtja e gjuhës shqipe e cila promovon edhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtare.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mbi qendrat kulturore për Diasporën, strategjinë e re që është duke hartuar nga qeveria e Kosovës, për çështjen e arsimit në Diasporë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm të Këshillit me qeverinë e Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit së bashku me qeverinë e Shqipërisë.
Këshilli Koordinues në Diasporë ka shprehur ngushëllimet për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci ku humbë jetën 10 shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin nga Frankfurti në Prishtinë.
“Një mall për të parë familjen pas një pandemie të lodhshme, një dëshirë për të kaluar pushimet në atdhe, por që nuk u plotësua dot kurrë për 10 jetët që humbën në aksidentin e djeshëm në Kroaci.
Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës janë të tronditur për këtë tragjedi që u ndodhi bashkëkombësve tanë dhe shprehin ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe miqve të viktimave.
Jemi duke e ndjekur situatën me vëmendje dhe 45 të lënduarve nga aksidenti ju urojmë shërim sa më të shpejtë e kthim sa më parë pranë të dashurve të tyre”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.