Paneli “Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura, pasaporta jonë”, i organizuar nga Ministria e Kulturës, morën pjesë artistë dhe përfaqësues të artit e kulturës shqiptare jashtë vendit të cilët diskutuan rreth rolit të kulturës dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së trashëgimisë kulturore kombëtare për ta përcjellë atë tek brezat e ardhshëm.
Në përfundim të këtij paneli u dakordsua që duhet të vazhdojë komunikimi midis Këshillit të Diasporës dhe strukturave përkatëse qeveritare (Ministria e Kulturës) në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, nga ky panel doli si konkluzion nevoja për të mbështetur dhe promovuar artistët shqiptar kudo që ndodhën për zhvillimin e evenimenteve të natyrës kulturore kombëtare dhe jo vetëm. Në këtë nisëm, përfaqësitë shqiptare në botë do të kenë një rol shumë të rëndësishëm si urë lidhëse për bashkëpunimin midis shtetit shqiptar dhe Diasporës dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e këtyre eventeve si dhe promovimit të tyre në vendet ku zhvillohen. Në këtë linjë krijimi i një Kalendari të Njësuar të Aktiviteteve Kulturore të Diasporës do i shërbente këtij qëllimi.
Konkluzione në fushën e Kulturës:
– Trashëgimia kulturore është një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimi ekonomik që shqiptarët kudo që janë duhet ta promovojnë;
– Nevoja për disa marrëveshje kulturore, që ndihmojnë artistët dhe komunitetin shqiptar të kenë më shumë lidhje me kulturën e ‘rrënjëve’ dhe përfaqësimin ndërkombëtar
– Angazhimi i Diasporës që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë, burimet e mjetet, për të forcuar shpalosjen e vlerave tona kulturore nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, periodike, të bashkërenduara, në mënyrë të veçantë në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike, për të mbështetur dhe plotësuar përpjekjet e Qeverisë në të mirë të mbrojtjes dhe ruajtjes së kulturës e trashëgimisë kulturore shqiptare.