
Zv/drejtore në një nga shkollat publike të qytetit të New York-ut. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë-Letërsi. Në SHBA ka kryer studimet master M.Ed. në mësimdhënien e anglishtes si gjuhë e dytë (TESOL) dhe një master të dytë, M. Ed. për drejtim dhe administrim të shkollave; këto pasuar me studime pasuniversitare në lidershipin në fushën e arsimit.
Ka themeluar dhe është presidente e Organizatës së Dy-Gjuhëve dhe Kulturave Paralele Shqiptaro Amerikane, AADLC, organizatë e cila punon për rrjetëzimin e mësuesve të gjuhës amtare në shkollat shqipe të diasporës. Në këtë aspekt ka organizuar me sukses disa seminare vjetore me shtrirje në shtete të ndryshme të Amerikës, Evropës dhe vendeve amë.
Njëkohësisht ka themeluar dhe drejton Shkollën e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” e cila qysh prej vitit 2014 operon në qytetin dhe rrethinat e New Yorkut.