Francë / Anila Hyka Smorgrav takim me studentët shqiptarë në Paris

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës Anila Hyka Smorgrav zhvilloi një takim me rrjetin e studentëve shqiptarë në Paris.

Përmes një shkrimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ajo njoftoi për pjesëmarrjen në këtë takim qëllim i të cilit ishte shkëmbimi i ideve të reja dhe bashkëpunimi për realizimin e aktiviteteve e forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar në Francë.

“Mes studentëve ndjehesh gjithnjë e re. Kënaqësi të isha e ftuar në takimin e radhës me rrjetin e studentëve të zonës së Parisit, të shkëmbenim mendime përvojat tona si dhe ndarje idesh të reja për bashkëpunim. Përmes Associacion Albania, studentët dhe të rinjtë  do të gjejnë jo vetëm mbështetjen për aktivitete të ndryshme të studentëve  por Albania është angazhuar të përkrahë dhe ju krijojë mundësi çdo projekti që do ti shërbejë forcimit të lidhjes mes studentëve në komunitetin shqiptar, ndihmës për tu integruar me mirë, si dhe që promovon përpjekjet e tyre për të kontribuar në vendin amë”, ka shkruar Smorgrav.