Francë / Gazmend Kapllani vlerësohet nga kritika franceze

Shkrimtari i njohur shqiptar, i vlerësuar ndërkombëtarisht, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi dhe anëtar i Këshillit Koordinues për Diasporën, Gazmend Kapllani vlerësohet nga kritika franceze. Ai është finalist i çmimit letrar “Prix Méditerranée étranger 2020” për romanin e përkthyer në frëngjisht “I Keqi i Vetes”. Lajmin e përcjell vetë autori.

“Prix Méditerranée” është një çmim letrar francez i themeluar në vitin 1984 dhe i jepet çdo vit një libri me prozë dhe gjuhë frënge (roman, ese, kujtime ose tregime të shkurtra) me një temë mbi Mesdheun. mesdhetare. “Prix Méditerranée étranger” themeluar më 1992, i jepet një autori mesdhetar j ofrancez, vepra e të cilit është përkthyer në frëngjisht.