Gazmend Kapllani, anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës ishte pjesë e panelit dedikuar Shqipërisë në konferencën “Holocaust in Yugoslavia and the Balkans” (Holokausti në Jugosllavi dhe Ballkan).
Kapllani, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ka sjell një fragment nga fjalimi i tij me titull “Paradoksi i Mirësisë”. Ndër të tjera, ai ka shkruar: “I lumtur që ndava panelin me studiuesit e jashtëzakonshëm Tanya Domi dhe Laura Cohen, Ardit Bido, drejtorin e Arkivit të Shtetit Shqiptar që tregoi dokumente të rrallë autentike për shpëtimin e hebrenjve evropianë në Shqipëri dhe Teuta Skenderi që për herë të parë solli para një audience të gjerë historitë e shpëtimit të hebrenjve evropianë nga popullata dhe autoritetet lokale shqiptare e kosovare.Veçanërisht falënderues që shkrimtari i madh Aleksandër Hemon ishte në radhën e parë duke na nderuar me praninë e tij. Falënderime të veçanta për Zërin e Amerikës që regjistruan të gjitha ndërhyrjet e kolegëve dhe miqve tanë nga Sarajeva, Kroacia, Serbia etj”.
Konferenca “Holocaust in Yugoslavia and the Balkans” (Holokausti në Jugosllavi dhe Ballkan) është organizuar nga Instituti Harriman në Universitetin e Columbias në New York, ShBA.