Aleanca Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Universitetin DePaul në Chicago do të organizojë një seri aktivitetesh online.
Lajmi është bërë i ditur nga anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Gazmend Kapllani, i cili thotë se si pjesë e kësaj veprimtarie do të jetë shfaqja e dokumentarit “Anija” (La Nave) e regjisorit shqiptar Roland Sejko, i cili përshkruan flukset e migracionit shqiptar në fillim të viteve ‘90.
Më tej, thuhet se shfaqja e dokumentarit do të vijohet me një panel diskutimi, pjesë e të cilit do të jetë vetë Kapllani si dhe përfaqësues të tjerë të Diasporës shqiptare në SHBA, si Rremida Shkoza, Sofia Marcelli dhe Giovanni Braico.