Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës mori pjesë në 25 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, i pari në gjuhën shqipe i krijuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga kontributi i veprimtarëve në vend dhe të Diasporës me qëllim arsimimin e brezave të rinj në shqip.

Gjatë fjalës së tij, Destani është shprehur se “Çdo storje ngadhnjimi e ka njeriun e parë të saj, njeriun që i prin misionit deri në bërjen e tij realitet. E këtillë ishte figura e Rektorit të Parë të Universitetit të Tetovës, Fadil Sulejmani. Për nder të kësaj figure të shquar, jam i lumtur që Universiteti i Tetovës me në krye Rektorin Vullnet Ameti dhe me miratim nga Senati i këtij universiteti, pranuan iniciativën time që ky institucion i dijes dhe arsimit shqip ta marrë emrin e merituar – Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”.Uroj krahpërkrah të hapërojmë drejt arritjeve të reja duke e avancuar arsimin shqip në të mirë të brezave që vijnë, ka përfunduar ai.

Pjesëmarrjen e anëtarit të Këshillit Koordinues të Diasporës, Lazim Destani dhe intervistën e tij dhënë në 25 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës mund ta shihni këtu.