Gjermani / Lazim Destani ndihmon në shkollën për nxënës me nevoja të veçanta

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Lazim Destani rikthehet në vendlindjen e tij në Tetovë të Maqedonisë në përurimin e shkollës “Liria” për fëmijët me nevoja të veçanta. Ai
dhe familja e tij janë bashkë-donatorë në mundësimin e këtij projekti që i vjen në ndihmë komunitetit. Në ceremoninë e përurimit, z. Destani shprehet se pati kënaqësinë të marrë pjesë në hapjen solemne të hapësirave të reja shkollore, ku do ta ndjekin procesin edukativo-arsimor fëmijët me nevoja të veçanta. Investimi në arsim e ka vlerën më të madhe se çdo investim tjetër, arsimi është çelësi i të ardhmes, – u shpreh ai.