Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Lazim Destani me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës ka vizituar Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Landin, North Rhine-Westphalia (NRW). Gjatë këtij takimi bëhet e ditur se z. Destani njohu konsullin Arjan Kashtanjevam me funksionimin e Këshillit Koordinues të Diasporës, rolin e tij si anëtar i Këshillit dhe Dhomën e Biznesit të Diasporws Shqiptare, e ngritur në fund të vitit të kaluar.
Përmes një deklarate në rrjetin social “Facebook”, z. Destani u shpreh se: “Kjo përfaqësi konsullare diplomatike do të sjellë lehtësira për diasporën tonë në këtë anë të Gjermanisë duke u ofruar atyre shërbime më të mira e më efikase. Në pritjen që më bëri Konsulli i Përgjithshëm, Arjan Kashtanjeva, fillimisht pata kënaqësinë t’ia përcjell urimet e mia për hapjen e Konsullatës si dhe urimet më të përzemërta për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Me z. Kashtanjeva shkëmbyem mendime e diskutuam rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen, për ta mbështetur diasporën tonë në mbrojtje të interesave të tyre në të gjitha drejtimet. Konsulli Kashtanjeva u shpreh shumë falënderues për vizitën si dhe e çmoi lart gatishmërinë time për bashkëpunim”, ka shkruar Destani.
Më tej, ai shtoi se Landi NRW është ndër Landet me industri dhe ekonomi të zhvilluar duke theksuar se janë shumë premtuese mundësitë e bashkëpunimit ekonomik e tregtar Gjermani-Kosovë duke nxitur kështu nxitjen e kapitalit të investitorëve të ndryshëm nga kompanitë gjermane.
