Hollandë / Ardian Lekaj: Coronavirusi infekton sistemin ekonomik!

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare përmes një artikulli ka shprehur opinionin e tij, për ndikimin që do të ketë situata e krijuar për shkak të virusit Covid-19 në sistemin ekonomik global.”Mendoj se sot jemi në një luftë ekonomike. Kjo situatë ishte e pashmangshme për ekonominë botërore. Diçka e këtij apo atij lloji do të ndodhte, pasi ekonomia nuk mund të vazhdonte në të njëjtën mënyrë. Paraja sot nuk ka asnjë vlerë, bile dhe interesi bankar në Europë është negativ. Zhvillimi teknologjik i përmbushi kërkesat minimale të konsumatorëve dhe kërkesa kaloi në luks. Kjo krizë padyshim do të jetë më e forta pasi ka kapur edhe sektorin e shërbimeve, gjë që nuk është parë më parë”, shprehet Lekaj.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.