Kryetari i komunës Hora e Arbëreshëve dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Rosario Petta, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar për të shënuar 70-vjetorin e shoqatës “Pro Loco di Piana degli Albanesi” në Itali.
Gjatë fjalës së tij, z. Petta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rëndësinë e kësaj shoqate në promovimin e vlerave në këtë komunë arbëreshe.
Ndërkohë, përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka falenderuar themeluesit dhe anëtarët e parë të këshillit të kësaj shoqate: Rosolino Petrotta, Tommaso Plescia, Costantino Feranco, Serafino amato, Gaetano Zalapì, Nino Guzzetta, Cesare Gebbia, Giorgio Racuglia, Thoma Panda, Tommaso Schirò, Francesco La Spina, Giuseppe Fiore, dhe Komitetit të parë Ekzekutiv.
