Kanada / Adriana Fishta Bejko apel për ruajtjen e gjuhës shqipe

Në një postim në rrjetet sociale, Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, znj. Adriana Fishta Bejko shpreh një shqetësim i cili jo pak ka prekur një pjesë të mirë të emigrantëve shqiptare. Nje fenomen i cili vjen pa e kuptuar, përshtatja me jetën e re, integrimi me kërkesat kanadeze apo edhe intensiteti i lartë i jetës, ka pasojë humbjen e vlerave të cilat i kemi sjell me vete.

Postimi i Adriana Bejkos si më poshtë:

Te nderuar bashkeatdhetare ne Diaspore, shihet nje fenomen qe n’a shqeteson – numri i femijeve ne shkollat shqipe ne diaspore po bie.

Duhet te fillojme te ndryshojme mentalitetin e gabuar ndaj integrimit dhe te ruhemi nga RREZIKU i asimilimit. Gjuha eshte ajo qe n’a mban te gjalle identitetin tone si Shqiptar!

Duhet te luftojme per ruajtjen e gjuhes ne menyre qe te ruajme identitetin tone ne diaspore.

Shqiptaret jane nje komb krenar ne rrezik asimilimi.

Ju lutem te gjithe bashkeatdhetareve te bashkohemi rreth shoqatave dhe shkollave shqipe dhe te parandalojme “rrezikun ndaj vetvehtes”!

Leave a Reply