Kanada / Adriana Fishta Bejko takim me komunitetin

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Adriana Fishta Bejko këtë fundjavë zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në qytetin e Albertës në Calgary, Kanada për të diskutuar rreth problematikave dhe shqetësimeve të komunitetit, Diasporën shqiptare dhe mënyrat e bashkëpunimit me vendin e tyre të origjinës. Ajo u shpreh se rezultatet e arritura nga ky takim do të prezantohen në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës që do të zhvillohet në Tiranë më 18 dhjetor.