Kanada / Adriana Fishta-Bejko takim virtual me stafin e shkollës shqipe

Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko, në një takim online, analizon situatën e mësimdhënies nën ndikimin e pandemisë.

Në këtë takim stafi pedagogjik i shkollës diskutoi për mënyrën e mësimdhënies duke nisur nga muaji shtator dhe në varësi të kohëzgjatjes së situatës.

“Mënyra e mësimdhënies duke nisur nga shtatori dhe në varësi të kohëzgjatjes së pandemisë mund të nisim përmes “Google classroom” dhe mund të vazhdojmë me metodën klasike të të paraqiturit fizikisht në shkollë për mësim ose një kombinim i të dyjave, pra dy herë në muaj të bëhet mësimi në “Google classroom” dhe dy herë në muaj të bëhet mësim në ambientet e shkollës. Do aplikohet për herë të parë metoda e platformës online “Schoolme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u diskutua dhe për tekstet jashtëshkollore, si dhe u vendosën titujt e librave dhe numri i kopjeve për secilën prej tyre.

Ndërkohë, bordi drejtues i kësaj shkolle i bën thirrje prindërve të komunitetit shqiptar në Calgary që të regjistrojnë fëmijët e tyre në klasat e gjuhës shqipe për të vazhduar kështu ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Leave a Reply