Artistë të talentuar të Diasporës shqiptare në Kanada hapin ekspozitë me temë “The Eagle’s Journey” në Galerinë e Arteve në Etobicoke të Torontos. Qëllimi i saj është prezantimi i veprave të artit figurativ dhe promovimi i vlerave të artistëve të Diasporës shqiptare në Kanada.
Pjesë e ekspozitës ishte edhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Ardian Radovicka, i cili u prezantua me veprën e tij “Krijuesi”.
“Punimi im kryesor në këtë ekspozitë është pa dyshim “Krijuesi”. Gjithmonë më kanë pëlqyer në jetë sfidat. Dhe paraqitja e këtij punimi është një lloj sfide personale dhe artistike për të marrë përsipër të trajtoj diçka të veçantë universale siç është Krijuesi i Gjithësisë.”, -ka shkruar ai në rrjete sociale.
Me ftesë të z. Radovicka, në këtë ekspozitë mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, z. Donat Syla. Përmes një deklarate në “Facebook”, z. Syla ka shkruar:
“Inkurajojë të gjithë artdashësit të vizitojnë këtë galeri për të parë këto punime të shkëlqyera, ku secila prej tyre ngërthen profesionalizmin, veçantinë dhe dellin artistik”. Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit mars