Kanada / Ardian Radovicka pjesë e kampionatit ndërkombëtar të artit

Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Ardian Radovicka për të dytin vit do jetë pjesë e kampionatit ndërkombëtar të artit “Art Battle Toronto” që do të zhvillohet më 19 nëntor në Toronto, Kanada.

Inxhinieri shqiptar me pasion pikturën do t’i bashkohet garës për të realizuar një vepër artistike brenda 20 minutave, e cila në fund do të gjykohet nga publiku pjesëmarrës. “Art Battle Toronto” është një kompeticion që realizohet në çastin kur artistët janë duke pikturuar veprat e tyre.

Për pjesëmarrrjen e tij në këtë kampionat ai është shprehur: “Është viti i dytë që marr pjesë në këtë kampionat botëror të artit dhe më pelqën shumë kjo eksperiencë”.

Radovicka është angazhuar në organizimin e aktiviteteve të ndryshme artistike dhe kulturore në Kanada. Veprat e tij janë paraqitur në ekspozita të ndryshme, në vitin 2016 ai është zgjedhur edhe anëtar i klubit të artit “Don Valley”.

Leave a Reply