Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj në një intevistë për “Real Story”, flet për mbledhjen e parë të Këshillit. Sipas tij, fjala e diasporës ka peshë në zhvillimin e vendit, pasi diaspora nuk ka interes, por lufton për të mirën e Shqipërisë. Ndër të tjera Gjonaj në këtë intervistë tha se pasuria më e madhe që ka Shqipëria, është populli i vetë.
“Për të parën herë që u takum ishte dje. Pasuria e Shqipërisë është populli i vetë, shqiptari. Interesi i zhvillimi të vendit është të shfrytëzohet ky rast. Dashninë që e kemi për popullin tonë dhe për vendin tonë, të shpresojmë se çfarë mundet Këshilli Kordinues i Diasporës. Është hera e parë që qeveria na mbledh”, u shpreh ai.
I lindur në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjonaj është sot anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut dhe gjithashtu, është një nga aktivistët më të rëndësishëm të Diasporës shqiptare atje.