Paneli “Turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva” pasqyroi kontributin ekonomik që turizmi sjell në shoqërinë Shqiptare si edhe mbi rolin që mund të luajë Diaspora në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe mundësitë e bashkëpunimit mes Diasporës dhe qeverisë.
Nga diskutimi u theksua nevoja për angazhimin e Diasporës në projekte konkrete turistike, bashkëpunimi midis autoriteteve shqiptare dhe komuniteteve shqiptare për promovimin e informacioneve turistike mbi Shqipërinë dhë përfshirjen e turizmit si pjesë të diplomacisë shtetërore në të gjithë përfaqësitë nëpër botë. Gjithashtu, në përfundim të këtij paneli i konstatua nevoja për rritjen e cilësë së shërbimeve turistike dhe rritjes së konkurencës me vendet e rajonit.
Konkluzione në fushën e Turizmit:
– Diaspora mund të kontribuojë për turizmin në vend me projekte e angazhime konkrete, nëpërmjet bashkëpunimit me grupe të caktuara të Diasporës, sidomos me rininë dhe studentët, që mund të sjellin eksperiencën e tyre me projekte konkrete.
– Përmirësimi i elementëve të turizmit, si çështja e transportit të turistëve, përmirësimi i infrastrukturës, apo përdorimi i ICT në vitalizimin e muzeve.
– Rritja e bashkëpunimit përsa i përket furnizimit me informacion specifik për Shqipërinë, në mënyrë që Diaspora të promovojë imazhin e Shqipërisë në botë.
– Ngritja e një njesie turistike pranë çdo përfaqësie diplomatike, e cila do të furnizojë me informacionin e nevojshëm për promovimin e vendit.