PYETËSOR PËR KUVENDIN MBARËKOMBËTAR SHQIPTAR 2021


Të nderuar bashkëatdhetarë,

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD) merr pёrgjegjёsinё pёr organizimin e takimit (samitit) pёr vitin 2021. Pёr kёtё arsye, ne kemi diskutuar gjatё nё takimet tona dhe kemi vendosur qё:

1. Fjala “samit” ёshtё e papёrshtatёshme pёr takime mes vёllezёrve dhe motrave, pasi ky term pёrshkruan “mbledhje nё mes zyrtarёve tё lartё dhe krerёve tё shteteve”. Ne kemi vendosur t’a quajmё KUVENDI MBAREKOMBETAR SHQIPTAR 2021. Ky emёrtim i ri sjell:

• Konceptin qё si diaspora, ashtu edhe shqiptarёt qё jetojnё nё tё gjitha trevat shqiptare janё tё mirёpritur tё jenё pjesё e kёtij aktiviteti;
• Idenё e “sofrës” ku ҫdo vёlla dhe motёr tё ndjehet i barabartё dhe nuk do tё ketё “kryetar”, por do tё ketё “shёrbyes” pёr ҫёshtjen kombёtare;
• Ky kuvend pёr vitin 2021 do tё zhvillohet nё Prishtinё.

2. Kuvendi do tё ketё pёr qёllim –

• Tё bёjё njё prezantim tё arritjeve tё diasporёs në tё gjitha fushat: ekonomisё, shkencёs, arsimit, gjuhёs, biznesit, kulturёs dhe sportit, tё evidentojё problemet e vёrejtura tё bashkёpunimit me shtetin amё, atё tё Kosovёs, Maqedonisё sё Veriut dhe Malit tё Zi si dhe tё bёjё propozime konkrete pёr tё ardhmen. Kjo do tё realizohet nё formёn e njё konference shkencore dhe kёmbimi pёrvojash tё ndarё nё seksione sipas tematikave, qё do tё saktёsohen nё programin zyrtar tё Kuvendit Mbarёkombёtar Shqiptar 2021.
• Veprimtari artistike-kulturore nga tё gjitha trevat shqiptare dhe shkollat shqipe.

3. Nё vendim-marrjen pёr kohёn, temёn, dhe organizimin e kёtij Kuvendi do tё merret mendimi i tё gjitha Shoqatave dhe Grupeve Shqiptare nё diasporё. Pёr kёtё, ju jemi mirёnjohёs tё plotёsoni pyetёsorin e mёposhtёm deri nё datёn 15 Tetor 2020, duke pёrfshirё edhe ide tё reja pёr organizimin e Kuvendit, nёse do tё keni.
Për këtë ju falenderojmë paraprakisht.

Me respekt,
Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD)

 

Klikoni pёr tё hapur pyetёsorin kёtu