SHBA / Mark Gjonaj flet për situatën e krijuar nga COVID-19

Mark Gjonaj, Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së New York-ut, flet për “Zërin e Amerikës” mbi situatën dhe vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe komunitetin shqiptaro-amerikan në New York.

Ai shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe lutet për pacientët e infektuar që po zhvillojnë betejën për jetën.

Gjithashtu, si Kryetar i Komitetit për bizneset e vogla në bashki,  z. Gjonaj tregon për ndikimin e krizës në bizneset e komunitetit shqiptar dhe mundësinë për të aplikuar për grante dhe kredi të ofruara nga qeveria federale.

Më tej, Gjonaj i bën thirrje anëtarëve të komunitetit shqiptaro-amerikan ku i këshillon ata të qëndrojnë aty ku janë dhe të respektojnë masat e marra për parandalimin e këtij virusi.

Intervista e plotë.