SHBA / Mark Gjonaj në protestën e shqiptarëve #RallyForHerJustice

Dje komunitetet shqiptare, kroate dhe boshnjake zhvilluan një manifestim unik në Nju Jork, SHBA, kundër krimeve serbe. Protesta e djeshme shënoi fillimin e lëvizjes #RallyForHerJustice, e cila synon t’u japë zë mijëra viktimave të abuzimeve gjatë luftës.

Protesta u drejtua nga këshillitari i Bashkisë së Nju Jorku dhe anëtari KKD-së, Mark Gjonaj, i cili ka mbështetur vazhdimisht çështjen e dënimit të krimeve të luftës.
Në këtë manifestim morën pjesë Kryetarja e Grupit të Grave të Këshillit të Qytetit të Nju Jork, Carlina Rivera, bashkëshortja e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Assemblyëoman Natalia Fernandez, kanditati shqiptar për asamblenë e Nju Jorkut z. Marko Kepi, legjistatori Vedat Gashi, përfaqësues të organizatës së grave shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi“ si dhe përfaqësue të tjerë të organizatave dhe shoqatave ndërkombëtare që mbështesin këtë lëvizje.

Të pranishmit thanë që duhet të ngrisin vëmendjen e opinionit amerikan dhe Kombeve të Bashkuara, për krime të pandëshkuara serbe, gjatë luftës në Bosnje, Kroaci në Kosovë, ku janë dhunuar më shumë se 70 mijë gra dhe vajza.
Protesta me moton “Rally for her Justice” e zhvilluar para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork është organizuar edhe më parë në Sarajevë, Zagreb dhe Prishtinë.