Mark Gjonaj, këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, është nderuar me një çmim vlerësimi nga Departamenti Policor i njësisë bashkiake nr. 8, në qytetin e Nju Jorkut, SHBA, për angazhimin e tij dhe mbështetjen e komunitetit të kësaj zone.
“I nderuar për vlerësim me çmimin nga Departamenti i Policisë së Zonës 8. Faleminderit të gjithë juve që bëni për të mbajtur komunitetet tona të sigurta!”, ka shkruar ai në një postim të në rrjete sociale.

Gjonaj është mbështetës i të gjitha komuniteteve në Nju Jork, si aktivist i komuniteti shqiptar ai ka organizuar aktivitete të ndryshme, një nga to është festa e karnavaleve “Shën Tereza e Kalkutës” me rastin e tre vjetorit të shenjtërimit të saj.