SHBA / Mark Gjonaj në ceremoninë e 12-vjetorit të Pavarësisë

Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, mori pjesë në ceremoninë e organizuar për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, SHBA.

Në fjalën e tij z. Gjonaj vlerësoi këtë takim me rëndësi të organizuar nga  komuniteti shqiptaro-amerikan për të shënuar Pavarësinë e Kosovës.

“Është një kënaqësi për mua të jem i pranishëm në këtë ceremoni të veçantë me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe gëzuar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aktivitet të rëndësishëm për komunitetin tonë, më lejoni të uroj krijimin e qeverisë së re të Kosovës, shpresojmë te sistemi i ri demokratik dhe fuqia e tyre për të ndërtuar një të ardhme dhe një Kosovë të re”, ka thënë Gjonaj.