Gjendja e krijuar nga pandemia globale COVID-19 në New York të SHBA-së ka bërë që njerëzit të izolohen dhe shumë biznese të ndalojnë punën e tyre.
Këshillitari i Bashkisë së New York-ut dhe njëkohësisht kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj ka reaguar për këtë situatë në mënyrë që të merren masa për lehtësimin e bizneseve të vogla.
Në një intervistë për një televizion amerikan “Bronxnet”, ai propozon pezullimin e taksave për biznesin e vogël si një masë lehtësuese për ekonominë në kushtet e pandemisë botërore.
“Bizneset e vogla janë thelbësore për ekonominë e NYC. Ata kanë nevojë për lehtësim tani, kjo nuk ka të bëjë me zhvillimin e tyre, por me mbijetesën”, – ka thënë Gjonaj.