Sokrat Sinaj: “Diaspora do përfaqësuesit e saj në parlament”

Anëtari i Këshillit Koordinues, Sokrat Sinaj, shpreh kërkesën e Këshillit Koordinues të Diasporës se diaspora duhet të ketë përfaqësuesit e saj në parlament që vota e tyre t’i japë një hov të ri Shqipërisë.

Gjatë intervistës së tij në emisionin “Real Story”, Sinaj është shprehur se: “E kemi thënë qartë dhe në mënyrë unanime ne kërkojmë që Diaspora të ketë të zgjedhurit e saj në Parlamentin e Shqipërisë. Dhe ata të zgjedhurit të bëjnë një Shqipëri tjetër, nuk duam që vota jonë të shpërndahet dhe abuzohet me të”.

Sinaj, si anëtar i Këshillit është përfaqësues i Diasporës shqiptare në Zvicër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *