Zvicër / Lazim Destani, nismë humanitare në Kosovë

Lazim Destani, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, dhuron pajisje elektronike për t’u mundësuar ndjekjen e mësimit online nxënësve të familjeve në nevojë në Kosovë.

Sa i përket kësaj nisme, Destani është shprehur: “Arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Andaj vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit dyjavor të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoni, ndërsa përgjegjësia shoqërore e “Ecolog International” në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti.

Ndërkohë, filantropi Lazim Destani përmes angazhimeve private dhe sipërmarrjeve të familjes së tij, vetëm gjatë pandemisë së COVID-19 ka mbështetur edhe shumë segmente tjera të shoqërisë si shëndetësia apo familjet në nevojë.

Më shumë.